Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Disa pikëpyetje: A i ‘urren’ kjo qeverisje makinat?

$
0
0

kolaudimiPër vete porososin makina Jaguar, por duket se kjo është qeverisje e vështirë për gjithkënd që ka makinë.

Që kur kanë ardhur në pushtet, të gjithë shoferët gdhihen me lajme të këqija për mundësitë e mbajtjes së një makine.

Fjala bie, këtë të hënë mësuan se nga janari do ketë gjoba progresive.

Kush ka një makinë luksoze do të gjobitet më shumë se ai që ka një makinë të vjetër e pak të kushtueshme.

Thënë më thjesht, sipas ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nëse dy qytetarë kalojnë semaforin me të kuqe, njëri që udhëton ne Mercedes e tjetri me Fiat, ai me makinën e prodhimit gjerman do të ketë gjobë më të madhe.

Por nëse ky lajm ka shkaktuar zemërim në mediat sociale, kjo nuk është hera e parë dhe më poshtë janë disa shkaqe përse kjo qeveri i ‘urren’ makinat:

-Çmimi i karburanteve mbetet nga më të lartët në botë.

-Cilësia e karburanteve vazhdon të jetë një problem i madh.

-Doganat për makinat janë rritur.

-Siguracionet për makinat janë rritur.

-Shtimi i gjobave, ndërkohë që aksidentet janë në shtim.

-Ndërkohë që flitet për terrorin e tatimorëve, flitet edhe për një terror të policisë rrugore.

-Kolaudimi për makinat vazhdon të jetë një makth.

-Kolaudimi është vështirësuar për makinat e vjetra, kur dihen mundësitë financiare të shqiptarëve.

-Është shtuar një taksë për kubikë, gjoja për makinat e shtrenjta, por disa komentues online thonë se vlera e makinës jo gjithmonë përputhet me kubikët.

-Aplikimi i ditëve pa makina, duke sjellë tmerr në trafik.

-Por mbi të gjitha, ajo çka është më e rëndësishme: investimet shumë të pakëta në infrastrukturën rrugore.

Argumenti i kësaj qeverisje për këto masa ka qenë së pari formalizimi dhe ndotja e mjedisit dhe së dyti përpjekja e kësaj qeverie për të mbajtur në formë të mirë fizike shqiptarët, duke u hequr mundësinë që të lëvizin me makina.

Duken ideale si arsye, por Shqipëria nuk është Suedia dhe kapacitetet tona duhen krahasuar me maqedonasit, serbët apo malazezët.

Pikërisht në vitin 2013, mediat maqedonase shkruanin se shqiptarët po rivalizojnë me ndërtimin e rrugëve, duke tërhequr kështu edhe më shumë investime të huaja dhe vitalizuar ekonominë.

Por tani duket se u kemi hapur ‘rrugë’ fqinjëve të parakalojnë, duke goditur ekonominë pikërisht në një pikë kaq vitale: makinat dhe rrugët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663