Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Euro në rënie të lirë kundrejt lekut

$
0
0

bankovka - peníze - euro - bankaMonedha evropiane ka shënuar një rekord të ri në tregun valutor, duke u këmbyer me 136 lekë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2010, kohë kur euro këmbehej në kufijtë e 141 lekëve.

Nga ajo kohë e deri tani, euro ka shënuar vetëm rënie. Edhe pse një tendencë rënëse e saj në fundvit është e njohur, ekspertët vlerësojnë se këmbimi i saj në raport me lekun në kufijtë e 136 lekëve është e pazakontë.

Kjo tendencë lidhet edhe me kursin e këmbimit në tregjet ndërkombëtare, por nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë manovrimi në tregun vendas.

Ekspertët nuk përjashtojnë edhe faktin se, bankat janë duke ndarë dividendin dhe për këtë arsye, atyre u nevojiten euro, çka po tentojë ta gjejnë atë sa më lirë./Vizion Plus/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles