Qeveria ka hequr nga skema e ndihmes ekonomike mbi 2500 familje.
Fondi qe shperndahet cdo muaj per familjet e varfera sipas Institutit te Statistikave gjate periudhes korrik- shtator eshte reduktuar me 4.3 % krahasur me tremujorin e dyte te vitit. Pagesat i perfituan 81 mije e 621 familje nga 84 mije e 145 familje qe i merrinin me pare.
Mbi 39 mije familje u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe mbi 42 mije te tjera me ndihme ekonomike te plote.
Qarku I Elbasanit renditet i pari per numrin me te madh te familjeve te perfshira ne skemen e ndihmes ekonomike me 17.7 %. Pas tij sipas Institutit te Statistikave vjen Dibra, Shkodra, Kuksi. Tirana eshte e pesta dhe ne fund te listes jane Vlora dhe Durresi.
Nderkohe qe familjet me kater anetare zene peshen me te madhe te perfituesve, por edhe qe marrin pagese te plote./ABC