Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bien interesat, bonot 1-vjeçare me 2.5%: depozitat drejt nivelit negativ

$
0
0

para-655x356-c1200x600Interesat e bonove të thesarit ranë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, duke cekur për herë të parë në historinë e tregtimit të tyre kuotën 2.5%, për afatin 1-vjeçar.

Të dhënat e reja nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, në ankandin e fundit, që u zhvillua dy ditë më parë, interesi mesatar i bonove 1-vjeçare rezultoi saktësisht 2.54%, nga 2.83% që kishte qenë në fund të muajit të kaluar.

Bonot e thesarit janë letra me vlerë, përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm nga bankat, por edhe individët. Për shkak të uljes së fortë të interesave për depozitat bankare, ato kanë qenë gjatë këtyre viteve instrumenti më i leverdisshëm i tregut financiar, ku individët mund të kanalizonin paratë e kursyera.

Por tashmë edhe kjo formë kursimi po shkon drejt normave zero të fitimit. Interesi prej 2.54%, që një indvid merr duke blerë një bono thesari 1-vjeçare, është gati i barabartë me normën e inflacionit vjetor.

Kjo do të thotë se, kthimi real për këtë formë kursimi po shkon afër zeros, pasi paratë që individët fitojnë nga interesi, i humbasin nga inflacioni, ose thënë ndryshe nga humbja e vlerës së lekut.

Rënia e interesave të kursimeve është një tendencë që vazhdon prej dy vitesh. Ajo vjen si rezultat i dy faktorëve: së pari, aktivitetit të plogësht ekonomik dhe së dyti, politikës agresive që ka ndjekur Banka e Shqipërisë, duke ulur nomën bazë për 14 herë me radhë, në minimumin historik prej 1.75%.

Por veç këtyre faktorëve ka dhe një element tjetër, që po i zhyt interesat e kursimeve në territor negativ. Ai është tërheqja e qeverisë nga huamarrja e brendshme. Gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka preferuar të marrë borxh nga tregu i jashtëm, për t’ia lënë kursimet e brendshme biznesit, pasi – sipas saj – kjo do të ushtrojë presion pozitiv mbi bankat, që të rrisin kredinë për biznesin dhe individët me interesa të favorshme./ Top Channel/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images

Trending Articles