Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kur nis beteja mes markave të mëdha…

$
0
0

U bë ca kohë që në Shqipëri nuk zbarkojnë “logo” të mëdha.

Megjithatë dje është zyrtarizuar mbërritja e Telekomit Gjerman, që do të operojë me logon e saj në Tiranë.

“Deutsche Telekom futet tashmë në Shqipëri me emrin e saj, duke nënvizuar edhe njëherë pretendimin për të qenë ofruesit kryesorë të telekomunikacionit në Europë,” shkruan portali Finanzen në Gjermani.

Grupi me qendër në Bonn përfaqësohej indirekt në Shqipëri pasi kanë blerë aksionet në kompaninë greke OTE.

Kjo e fundit ka blerë në vitin 2008 kompaninë shqiptare, AMC.

Tashmë beteja mes AMC dhe Vodafone do kthehet në betejën mes T dhe Vodafone.

Edhe Finanzen e thekson se do jetë betejë mes gjigandësh.

Por kur ndeshen dy marka të mëdha, përfitimet janë të larta për konsumatorët.

Për momentin beteja e tyre është përqendruar në atë që njihet edhe si shërbimi LTE- Long Term Evolution.

Bëhet fjalë për 4G, që ofron shpejtësi më të lartë dhe cilësi të padiskutueshme në shërbim.

t1

t2

t3


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles