Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ja rrogat e çmendura në Bankers: Nga 50- 100 mln lekë në muaj

$
0
0

Bankers_02151-1024x614Gazeta “DITA” posedon një bordero të kompanisë “Bankers Petroleum”, nga e cila mësohen shifra të jashtëzakonshme në pagesat e zyrtarëve të saj.

Në kompaninë me rreth 550 punonjës, 70 persona kanë paga mbi 1 milion lekë në muaj.

Brenda këtij grupimi ka paga që shkojnë 1.5, 2, 3 e më shumë milionë lekë në muaj (ose 15 mijë USD 20 dhe 30 mijë USD).

Nga këta 70 persona, vetëm 2 janë shqiptarë. Ndërkohë, 20 drejtues të kompanisë kanë pagë mbi 5 milionë lekë në muaj (!)

Kurse 3 drejtues të lartë të kompanisë kanë rrogë stratosferike në shifrën e pabesueshme të 10 milionë lekëve në muaj (ose 100 mijë USD).

Sipas një statistike të tatimeve, në Shqipëri vetëm rreth 100 vetë kanë paga mbi 1 milionë lekë në muaj.

Nga këta persona, mbi 70 i përkasin… kompanisë Bankers!

Këta të superpaguar figurojnë në bordero si “supervizorë” dhe janë kryesisht familjarë të drejtuesve të huaj të kompanisë, që punojnë në Shqipëri.

Dhe nuk mbaron këtu.

Supervizorët, veç pagesave fikse multimilionere, marrin mijëra dollarë të tjerë për dieta dhe ushqim. Ata udhëtojnë vetëm në bussines class.

Burime brenda kompanisë thanë për DITA se shumica e këtyre individëve vijnë në Shqipëri një herë në 1 deri në 3 muaj për të tërhequr paratë, por megjithatë në emër të tyre figurojnë apartamente luksoze, vila në Tiranë dhe badigardë.

Vetëm zëri në buxhet për badigardë është 3 milionë USD në vit!

Kontrata i njeh Bankersit të drejtën të mos paguajë taksa nëse të gjitha fitimet i investon.

Dhe kompania ka gjetur (ndër të tjera) një goxha mënyrë për të “investuar” për naftën shqiptare: paguan paga të tilla, gjysma e të cilave ia kalojnë edhe pagës së Presidentit të SHBA-ve.

Para disa vitesh, plasi skandali i rrogës së drejtorit të CEZ-it që merrte 66 mijë euro në muaj (!). Po ai ishte vetëm një.

Rekordin tashmë e mban Bankers Petroleum, kompania që u fut në Shqipëri në vitin 2004 pas një kontrate me qeverinë Nano që u vijua nga qeveria Berisha dhe vijon ende sot./Dita/

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles