Kompania kanadeze e naftës Bankers Petroleum ka rënë dakord të paguajë detyrimin tek administrate tatimore, në masën 7.5 miliardë lekë, afro 54 milionë euro. Burime zyrtare nga ministria e Energjisë dhe Industrisë konfirmuan se pagesa do të bëhet me këste gjatë vitit të ardhshëm. Dy palët kanë rënë dakord që kompania të paguajë 10% të detyrimit dhe më pas nga 4.3 milionë dollarë për çdo muaj të vitit të ardhshëm, deri në përfundim të pagesës së detyrimit
Kompania ka hedhur Agjencinë e Burimeve Natyrore në Arbitrazh, duke kundërshtuar shumën e detyrimit, pasi Tatimet kanë marrë vendimin për të bllokuar një shumë të madhe fondesh, që kanë rezultuar, sipas Hetimit Tatimor, si detyrime të papaguara dhe gjoba përkatëse. Pas kësaj, pati një replikë jo të vogël midis drejtuesve të saj, duke përfshirë drejtorin ekzekutiv të kompanisë, por edhe deklarata të ministrave të qeverisë shqiptare.