Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Autostrada Mali i Zi-Shqipëri do kushtojë 3 mlrd euro

$
0
0

autostradaChina Pacific Construction Group, kompania më e madhe e ndërtimit sa i përket të ardhurave në Kinë, thotë se ka nënshkruar një marrëveshje prej 3 miliardë euro për të ndërtuar autostradën që do lidhë Malin e Zi me Shqipërinë.

Ndërtimi i 280 kilometrave do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do duhen tetë vite për përfundimin e plotë të saj.

Firma planfikon të përdorë të drejtat e pagesave si kolateral për projektin, bëri të ditur presidenti i kompanisë, Yan Jiehe.

Financimi nuk është finalizuar akoma, tha ai.

Ky projekt është pjesë e ekspansionit kinez në rajon.

Ata do ndërtojnë edhe një pjesë të hekurudhës që lidh Budapestin me Beogradin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images