Bankers Petroleum, kompania që shfrytëzon me koncesion burimet e naftës në Patos Marinës, mësohet se ka nisur të reduktojë prodhimin që prej ditës së sotme. Kompania njofton se ka ulur ndjeshëm prodhimin sot me rreth 1000 fuçi në ditë në kushtet kur e ka të pamundur ta eksportojë atë. Në fushë është mbyllur tashmë gjysma e puseve prodhuese.
Në kushtet kur llogaritë janë të bllokuara, Bankers thote se nuk mund të paguajë rentën minerare dhe taksat e tjera doganore, prandaj duhet që të magazinojë naftën që prodhon.
Ndaj nje gjeje te tille ka reaghuar sot qeveria.
Nepermjet nje njoftimi te saj thujet se “Qeveria e Shqipërisë është e qartë për kërcënimet e bëra nga Bankers Petroleum Ltd. për të mbyllur apo kufizuar aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Teksa qeveria mirëpret partnerët e huaj apo vendas, pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren, as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit.
Të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cenimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit”.