Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

“Crown Agents”: Kush bën verë e raki me rrush jashtë ligjit, dënohet

$
0
0

crown“Crown Agents”, kompania britanike e kontraktuar nga qeveria shqiptare për të monitoruar doganat, ka njoftuar sot zyrtarisht se ka ndërmarrë 25 kontrolle ndaj bizneseve të regjistruara si prodhues të pijeve alkoolike.

Kontrollet janë ushtruar në qytete të ndryshme në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar, në 65% të rasteve janë konstatuar shkelje dhe mospërputhje.

Agjencia britanike thotë se “këto kontrolle përkojnë me mbylljen e sezonit të vjeljes së rrushit për vitin 2015 dhe fillimin e periudhës së fermentimit të tij për prodhimin e verës dhe rakisë për vitin e ardhshëm”.

Në total, për shkelësit, janë vendosur të paktën 13 milionë lekë gjoba

Bëhet e ditur se “synimi i kontrolleve të ndërmarra ka qenë verifikimi i gjendjes stok të pullave fiskale dhe produktit në ambientet e subjekteve të regjistruara të akcizës”.

Dy ambiente të prodhimit që vepronin në informalitet janë mbyllur.

Në disa raste u konstatua se edhe pse numrat NIPT/NUIS të disa subjekteve ishin pezulluar, ata kishin vijuar me prodhimin aktiv të alkoolit.

Ky operacion ka përsfhirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Sektorin Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.

“Crown Agents” e ushtron aktivitetin prej më shumë se një viti në Shqipëri. Ajo u kritikua vitin e parë për performancë të dobët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663