Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Deputeti i PS ‘spiunon’ te Sokol Balla: Ekonomia, e rrënuar

$
0
0

cani dhe braceGazetari Sokol Balla thotë se një deputet socialist i ka dërguar një email në mënyrë anonime, duke i treguar se sa rëndë është ekonomia shqiptare.

“Ndërsa përgatisja emisionin për sonte (në Top Story do jenë të ftuar si rrallëherë, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj), një deputet i maxhorancës më shkruajti një email. Duke më kërkuar anonimitetin, ai më kërkoi të merrja në konsideratë shifrat e mëposhtme, që sipas tij, qeveria nuk do t’i pohonte kurrë: mund të pohoj ama, që ky deputet NUK është Ben Blushi!”, shkruan Balla tek Java.

“Ekonomia shqiptare po vuan nga një rritje ekonomike anemike dhe nën potencial (2,5% ne 3 mujorin e dyte). Ndërkohë papunësia qëndron në nivele ende të larta (shifra zyrtare 17,4%).

Konsumi ka një rënie prej 3,1% vetëm në 3 mujorin e dytë, ndërsa ekportet kanë një rënie prej rreth 4% për 9 mujorin e këtij viti.

Gjithashtu edhe importet në periudhën janar-shtator kanë rënë me rreth 1,5%, ku vetëm në shtator ka një rënie prej 7%, gjë që konfirmon frenimin e kërkesës së brendshme për konsum dhe investime.

Të ardhurat buxhetore janë të paktën 55 milion euro më pak se sa plani i rishikuar në mes të vitit aktual. Paraja në qarkullim sipas BSH është tkurrur si dhe stoku i kredisë është me rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014”.

Balla thekson se: “Kjo është vetëm një pjesë e shqetësimeve, që edhe deputetë të maxhorancës, përtej axhendës “Cipras” të Blushit, tashmë kanë filluar të ndjejnë dhe shprehin, haptaz apo gjysëm haptaz. Pse? Sepse tashmë zgjedhjet nuk janë më larg”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663