Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

‘Bizneset kineze interesohen për hekurudhën tonë’

$
0
0

haxhinastoMinistri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto vizitoi dje stendat e bizneseve vendase dhe të huaja në eventin Biznes-Art-Bashkejetese, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga “Klik Ekspo Group”.

Haxhinasto vlerësoi si mjaft të rëndësishëm këtë Panair duke u shprehur se pjesëmarrja e shumtë e kompanive të huaja në këtë Panair tregojnë për një interes në rritje për tregun shqiptar.

Ai theksoi se, “gama e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë është shumë e larmishme për tre kolonat kryesore që ka ky panair, që janë energjia, kultura dhe biznesi në përgjithësi”.

Ministri Haxhinasto ndali edhe tek kompanitë kineze të cilat kanë shprehur interes në rritje për të investuar në infrastrukturën shqiptare atë rrugore dhe hekurudhore.

“Fusha e hekurudhave është një nga sektorët e rëndësishëm ku po shfaqet interesi i vazhdueshëm edhe nga kompanitë kineze. Hekurudha jonë në fakt është lënë pak mënjanë nga këto 25 vitet e ndryshimeve”, tha Ministri Haxhinasto ndër të tjera.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës vizitoi pavionet me të cilat prezantohet kjo ministri në Panairin e ‘Klik Ekspo Group’.

“Shumë e rëndësishme për këtë panair është edhe pjesëmarrja me stendat e tyre të disa institucioneve të lidhura me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.  Kemi Aviacionin Civil, Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të shërbimeve të transportit, autoritetin rrugor shqiptar, Portin e Vlorës, Portin e Durrësit, Hekurudhën Shqiptare, të cilat kanë ardhur këtu dhe ofrojnë shërbimet e tyre. Jam i bindur që do të gjejnë një partneritet edhe me kompanitë e tjera, të cilat kanë ardhur nga shumë vende të botës në këtë Panair”, nënvizoi ministri Haxhinasto.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663