Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Pr/ligji për punëkërkuesit: “Dembelët” paraqitje çdo muaj në zyrat e punës

$
0
0

pQeveri ka dërguar në Kuvend për diskutime projektligjin “Për punëkërkuesit” ose siç njihet “kundër dembelizimit”. Aktualisht në zyrat e punësimit janë të regjistruar 152 mijë punëkërkues, nga këta, 43 % janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe 5 % janë përfitues të pagesës së papunësisë.Interesimi i grupeve të skemave me mbështetje me të ardhura, siç është ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë, për t’u punësuar, është shumë i ulët. Pikërisht për të përmirësuar këta tregues Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka ndërmarrë këtë nismë, që veç të tjerash shihet si një element që do të ndihmojë edhe në luftën kundër informalitetit pasi do të synojë një regjistrim të detajuar të punëkërkuesve të papunë në Shqipëri.

Për hartuesit e këtij drafti, synohet që punëkërkuesit e papunë të mund të integrohen në tregun e punës për t’i kaluar nga skemat pasive në ato aktive.

Projektligji parashikon ndryshimin dhe përmirësimin e tëjithë procesit tëregjistrimit apo dhe të çregjistrimit të punëkërkuesve të papunë, duke synuar që shërbimet e punësimit t’u japin mundësi të kualifikohen profesionalisht. Kështu do të mund të realizohet një ndarje e nëgrupe e punëkërkuesve, të cilët janë vërtet të interesuar për t’u punësuar, dhe ata, që u intereson regjistrimi thjesht për të përfituar nga skema të ndryshme, siç është ndihma ekonomike apo edhe karta e shëndetit.

Nga verifikimet që janë bërënë terren nga zyrat e punës rezulton se një pjesë e mirë e të regjistruarve si punëkërkues, e bëjnë një gjë të tillë,

pikërisht, për të përfituar nga skemat sociale. Synohet që ky projektligj do të përbëjë një mekanizëm efektiv për të nxjerrë nga skema punëkërkuesit që nuk duan të punojnë duke iu ofruar atyre mundësi për t’u kualifikuar profesionalisht për t’i bërë ata të aftë për të qenë pjesë aktive e tregut të punës.

Ja çfarë parashikon projekligji :

Në nenin 4 parashikohet, në detaje, procesi i regjistrimit. Për çdo person, i cili do të paraqitet në zyrën e punësimit për të kërkuar punë, zyra e punësimit do të bëjë verifikimet përkatëse në organet tatimore, nëse personi rezulton i punësuar apo i vetëpunësuar, dhe brenda një muaji kalenderik, nga data e paraqitjes, vendos për dhënien apo jo të statusit të punëkërkuesit të papunë.

Punëkërkuesi i regjistruar duhet të paraqitet çdo muaj në zyrën e punësimit, apo sa herë t’i kërkohet një gjë e tillë nga kjo zyrë. Punëkërkuesve, të cilët paraqiten në zyrën e punësimit për regjistrim, pas intervistimit dhe vlerësimit të karakteristikave profesionale dhe individuale të tyre, bazuar në gjendjen e vendeve të lira që disponohen, u ofrohen oferta pune të përshtatshme. Refuzimi i ofertës së punës së përshtatshme, qoftë edhe një herë, çon në refuzimin e statusit të punëkërkuesit dhe mospajisjen e tij me vërtetimin përkatës.

Në pikën 4, të nenit 4, parashikohet se punëkërkuesi është i detyruar të deklarojë, në zyrën përkatëse të punësimit, çdo muaj, përpjekjet individuale dhe aplikimet për punë, që ai ka bërë, për të gjetur një punë në tregun e punës. Zyra e punësimit duhet të bëjë verifikimet përkatëse për vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga punëkërkuesi. Në rast mospërputhjeje të informacionit, të deklaruar nga punëkërkuesi, dhe verifikimit, zyra përkatëse e punësimit e thërret punëkërkuesin dhe e riinterviston. Zyra përkatëse e punësimit, pas intervistës, merr vendimin për heqjen ose jo të statusit të punëkërkuesit.

Në pikën 5, të nenit 4, përcaktohet rasti i refuzimin të statusit të punëkërkuesit dhe mospajisja e tij me vërtetimin përkatës, nëse ai, pas paraqitjes në zyrën e punësimit për regjistrim, pas intervistimit dhe vlerësimit të karakteristikave profesionale dhe individuale, bazuar në gjendjen e vendeve të lira që disponohen, refuzon, qoftë edhe një herë, ofertën e punës së përshtatshme për të./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles