Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ja ndryshimet në taksa, parashikuar nga paketa e re fiskale 2016

$
0
0

taksatPaketa fiskale e vitit 2016 në totalin e saj sjell një sërë ndryshimesh në taksa të cilat edhe më herët janë lakuar në fazën e konsultimeve. Në paketën finale që i është bashkangjitur buxhetit kemi ndryshime në disa taksa ku shumica ka efekt pozitiv në buxhet çka do të thotë më shumë para që do të paguhen nga qytetarët dhe bizneset.

Konkretisht ndryshimet lidhen së pari me akcizën e birrës. Ministria e Financave ka parashikuar në paketën fiskale 2016, që akciza e birrës për prodhimin nën 200 mijë hektolitër të rritet nga 360 lekë që është aktualisht në 400 lekë, ndërsa për prodhimin mbi 200 mijë hektolitër që është kryesisht import, akciza të ulet nga 710 lekë që është tani në 600 lekë për hektolitër.

Edhe ndryshimi i dytë në paketë lidhet me akcizën ku theksohet se nuk do të ketë rritje siç ishte parashuikuar për cigaren. Efektet e pritshme janë 700 milionë lekë.

E treta është taksa nacionale dhe të tjera ku së pari është rritja nga 3 për qind në 10 për qind për primet e shkruara bruto me një efekt 700 milionë lekë.

E katërta është aplikimi i rentës në bazë të sasisë dhe jo të vlerës me një efekt 400 milionë lekë.

E pesta është një taksë e re për makinat e luksit. Kjo në fakt është një nga 10 taksat që FMN propozoi në vitin 2013 në listën e konsultimeve me qeverinë dhe që ka gjetur zbatim tani. Por çfarë parashikohet për këtë taksë? Të gjithë makinat me kubikazh mbi 3000 cm3 do të ketë taksë regjistrimi 70 mijë lekë kurse taksa vjetore 21 mijë lekë. Kjo pritet të ketë efekt 400 milionë lekë plus për buxhetin.

Tek taksat e pushtetit vendor është caktuar që niveli i taksës së fjetjes në hotel të bëhet 140 lekë dhe kjo pritet të ketë një efekt 420 milionë lekë në buxhet.

Një taksë tjetër është edhe ajo mbi truallin ku është vendosur që të paghet në katër nivele sipas kategorizimeve të rretheve. Këto nivele taksash janë nga 5600 lekë/ha në 4200 lekë/ha në 2800 lekë/ha dhe 1400 lekë/ha. Të ardhurat në total nga kjo masë pritet të jenë 180 milionë lekë.

Paketa fiskale përfshin edhe atë që deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama për taksimin e biznesit ku propozohet që për biznesin me xhiro 0¬5 milionë lekë të ketë zero tatimin e thjeshtuar kurse bizneset nga 5¬8 milionë lekë të ketë një nivel 5 për qind nga 7.5 për qind që është. Efekti negativ në buxhet është 1.3 miliardë lekë.

Propozimi i fundit i paketës është ai tek zëri i fondeve speciale ku sipas kërkesës së Financave duhet të rritet baza e kontributeve për profesionet e lira. Pra profesionistë të tillë si avokatë, inxhinierë, arkitektë, noterë, ekspertë kontabël, stomatologë sot mund të paguajnë sigurime edhe mbi pagë minimale prej 22 mijë lekësh. Nga hyrja në fuqi e paketës ata duhet të paguajnë sigurime mbi bazë të pagës 97 mijë lekë që është maksimalja e njohur. Efekti në buxhet për këtë lëvizje është 1.1 miliardë lekë kurse të prekur janë gati 11 mijë profesionistë në fusha të ndryshme që ushtojnë aktivitetin e tyre në vend.

Efekti i gjithë paketës fiskale është gati 26 milionë dollarë në favor të buxhetit, pra bilanci rezulton me një rritje taksash.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles