Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Ngadalësohet fondi i pagave, rritja me e ulët, që prej dy vitesh

$
0
0

pagatNë përpjekje për të kursyer, bizneset duket se po “shfrytëzojnë” më shumë punonjësit ekzistues, duke mbajtur nën kontroll pagat dhe kostot për njësi, në përpjekje për të rritur produktivitetin…

Fondi i pagave në ekonomi në tremujorin e dytë të këtij viti ka shënuar ritmet më të ulëta të rritjes, në dy vjet, sipas një grafiku të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Me bazë vjetore, ndryshimi i fondit të pagave në perviudhën maj-qershor ishte më pak se 8%, dukë shënuar rritjn më të ulët që nga tremujori i dytë 2013. Rritja më e lartë e fondit të pagave vitet e fundit ishte shënuar në fillim të vitit 2014, me mbi 15%.

Në përpjekje për të qenë më eficientë, teksa konsumi dhe shitjet kanë rënë, bizneset kanë tentuar të ulin dhe koston e punës për njësi dhe të rrisin produktivitetin. “Ritmet rritëse vjetore të treguesit të kostove të punës për njësi, u ngadalësuan përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2015 (3.9%). Ky ngadalësim reflektoi frenimin e prirjes rënëse të treguesit të produktivitetit të punës dhe rritjen më të ngadaltë të indeksit të fondit të pagave. Për të njëjtën periudhë, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit (IÇP) industrial regjistroi rënie thuajse të njëjtë me atë të tremujorit të kaluar (-1%). Zhvillimet në këta tregues sugjerojnë vijimin e presioneve të dobëta inflacioniste nga krahu i pagave dhe i kostove prodhuese”, thuhet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.

Këtë tendencë e konfirmojnë dhe bizneset. “Kam një vit, që nuk shtoj asnjë punonjës të ri. Më mirë nxjerr punonjësit të punojnë dhe të shtunën dhe i paguaj disi më shumë”, thotë pronari i një kompanie fason, duke përmendur si arsye faktin që situata në Itali nuk është pozitive, por edhe ambienti i brendshëm nuk është favorizues. Kjo po bën që sipërmarrësit të maksimizojnë burimet që kanë.

Prej më shumë se dy vitesh rritja e produktivitetit të punës kishte kaluar në territor negativ, çka nënkupton se bizneset nuk po investonin shumë në teknologji dhe po mbështeteshin te kapitali human, por në gjysmën e parë të këtij viti tendenca duket se po ndryshon, me sipërmarrjet që ndonëse nuk po investojnë shumë në teknologji (kredia vijon të jetë e ulët), por sa vijnë e po e shtrëngojnë më shumë rripin në drejtim të punonjësve të rinj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663