Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Pasiguria në konsumatorë dhe biznese po frenon rritjen ekonomike

$
0
0

pasiguriaNjë nga arsyet që ekonomistët japin për rikuperimin e ngadaltë të ekonomive të Eurozonës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas krizës së vitit 2008, është niveli i lartë i pasigurisë. Të pasigurt për të ardhmen, bizneset ndaluan së investuari e punësuari dhe konsumatorët shtynë në kohë blerjet e tyre. Në vendin tonë, një nga kanalet e përcjelljes së krizës botërore ishte lëkundja e besimit të agjentëve ekonomikë dhe ngadalësimi i ritmit të rritjes së aktivitetit ekonomik. Përkufizimi më i hershëm për pasigurinë e sheh atë si pamundësinë për të parashikuar ndodhjen e ngjarjeve të caktuara.

Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i pasigurisë ekonomike ndër biznese dhe konsumatorë nisi të rritej në tremujorin e tretë.

Në një ambient ku pasiguria është e lartë, bizneset hezitojnë të kryejnë investime sepse shpesh investimet janë të kushtueshme për t’u kthyer pas. Në mënyrë të ngjashme, konsumatorët shtyjnë konsumin dhe rrisin kursimet.

Pasiguria ekonomike nuk mund të matet drejtpërdrejt si treguesit e tjerë, si për shembull inflacioni apo prodhimi. Megjithatë, ekspertiza e Bankës së Shqipërisë sugjeron se, mund të ndërtohen tregues që përafrojnë pasigurinë në ekonomi, duke përdorur matje të tjera si për shembull: luhatshmëria e çmimeve të letrave me vlerë, tregues nga vrojtimet e besimit, ndryshueshmëria e parashikimeve të parashikuesve profesionistë, monitorimi në media i togfjalëshave që përmbajnë brenda pasigurinë etj. Pas krizës globale të vitit 2008 treguesit e pasigurisë regjistruan rritje. Treguesi i pasigurisë së konsumatorëve vijoi të mbetet në nivele të larta edhe pas vitit 2008, sipër mesatares së vet historike. Niveli i tij ra për herë të parë pas një periudhe 4-vjeçare nën mesataren afatgjatë në vitin 2013.

Ndërkohë, treguesit e pasigurisë së bizneseve kanë paraqitur një sjellje ciklike më të theksuar dhe shkallë më të lartë luhatshmërie. Gjatë vitit të fundit, pasiguria e perceptuar nga bizneset dhe nga konsumatorët është e ndryshme: Treguesi i pasigurisë së konsumatorëve ka regjistruar prirje rritëse, ndërsa treguesit e pasigurisë së bizneseve kanë qëndruar nën mesataren e tyre afatgjatë, por me një tendecë rritje në tremujorin e tretë./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663