Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Nevojat e paplotësuara ndaj shqiptarëve kushtojnë 10 miliardë dollarë

$
0
0

tiranaaaaNevojat e paplotësuara për investime dhe shërbimeve ndaj qytetarëve shqiptare llogariten të kushtojnë 10 miliardë dollarë, sipas një përllogaritje të Ministrisë së Ekonomisë.

Ky hendek në shërbime dhe infrastrukturë është gati sa 80 për qind e PBB së vendit. Me ritmet e aktuale të fondeve buxhetore këto nevoja mund të plotësohen në 20 vitet e ardhshme.

Burimet nga Ministria e Ekonomisë pohojnë se, pjesa më e madhe nevojave të paplotësuara mësohet të jetë në infrastrukturën rrugore dhe portuale.

Financimet e munguara për rrugët, portet, aeroportet e reja kushtojnë mbi 4 miliardë dollarë. Autostrada Blu, Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut dhe Porti i Shëngjinit janë projektet më të kushtueshme.

Vetëm Porti i ri i Shëngjinit që është në agjendën e qeverisë kushton mbi 1.5 miliardë USD. Duke iu referuar studimit të fizibilitetit, ky port ka për qëllim të zëvendësojë Portin e Durrësit, si porti më i madh industrial në Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon, duke ndërtuar një kapacitet për të mbështetur jo vetëm nevojat kombëtare, por dhe ato të rajonit.

Më tej arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të tjerë, sjellja e të cilave në standardet evropiane kërkon miliarda dollarë investime.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images

Trending Articles


Fatmagyl pj.80- RTV 21


RUKJE PER FEMIJE


Torte me Eurokrem


Djali puth vajzat në sy të prindërve, ja reagimi i tyre


Thënie nga Tomas Akuini


alien ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


“Tabutë e seksit”, Armida Elezi: Me partnerin kam eksperimentuar edhe me një...


Aprtamente me qera ne Orikum


Kërkoj banes me qera per muajin Gusht në Prishtinë afër qendrës