Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shfajësuar ditën e sotme për mungesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani në ceremoninë e përurimit të godinës së re të BSH-së.
Teksa foli sot në një konferencë për mediat lidhur me normat e interesit, që u ulën me 0.25 %, Sejko u pyet nga gazetarët për mungesën e Fullanit në ceremoni.
Ai u shfajësua duke tëhnë se mungesa e tij ishte përgjegjësi i protokollit dhe se ai nuk ishte marrë me këtë çështje.
“Për të qenë i drejtpërdrejt dhe i sinqertë me axhendën e ftesave është marrë protokolli sepse unë jam kthyer në momentin e fundit.
Guvernatori ka qenë një koleg i vjetër, por nuk është elaboruar protokolli. Nuk ishin ftuar shumë guvernator.
Pavarësisht gabimit protokollor, do donim që të ishin mbyllur të gjitha proceset gjyqësore. Sa i përket fjalimin është interpretim. Fjalimi ishte i shkurtër dhe prezantues dhe jo për t’u kapur me elementë të tillë”, -deklaroi Sejko.