Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

BSH ul në minimum historik normën bazë të interesit, 1.75%

$
0
0

bankaKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim Raportin Tremujor të Politikës Monetare.

Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Pas kësaj lëvizjeje, norma bazë e interesit zbret nga niveli 2.00% në nivelin 1.75%.

Norma bazë ka zbritur në këtë mënyrë në nivele minimale historike. Kjo është hera e 12 që ulet norma bazë, që nga shtatori i vitit 2011, kur institucioni monetar qendror filloi lehtësimin e politikës monetare.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663