Kryeministri Rama deklaroi dje në Kuvend se vendimi pёr tё marrё me leasing makina tё tipit Jaguar ёshtё bёrё pёr t’i kursyer buxhetit tё shtetit, pasi leasing i tyre kushton më lirë se sa po tё blihen.
Por ky pohim i Kryeministrit duket i pavërtetë. Gabimi qëndron në faktin se krahasimi i tij nuk bëhet mbi të njëjtën bazë kohore.
Njё makinё e ka jetёgjatёsinё minimale 10 vjet, duke marrë një masë amortizimi maksimal prej 10 përqind në vit (sipas standartit kontabël). Për këtë arsye, krahasimet mes blerjes dhe leasingut duhet të bazohen mbi një periudhë 10-vjeçare.
Sipas Kryeministrit, kostoja e marrjes me leasing e 22 makinave (edhe pse burime të tjera i janë referuar 44 makinave) për një periudhë 4 vjeçare është rreth 2 milion euro. Kjo do të thotë që kosto e leasing për një periudhë 10 vjeçare është rreth 5 milionë euro.
Nëse të njёjtat makina do të bliheshin, kostoja e tyre do të ishte rreth 2 milionë euro (mbi bazën 90 mijë euro për një makinë).
Kjo do teë thotë se ndryshe nga pohimi i Kryeministrit, kostoja e marrjes me leasing e makinave Jaguar është 2,5 herë ose 3 milionë euro më e lartë sesa kostoja e blerjes së të njёjtave makina.
Një tjetër justifikim për zgjedhjen e metodës së leasingut, ofruar nga Kryeministri, ishte avantazhi se shërbimet e mirëmbajtjes së makinave me leasing përballohen nga kompania e leasingut.
Por në të vërtetë e njёjta lehtësi ofrohet edhe kur makinat blihen. Të gjithë shitësit e makinave ofrojnё garanci tre deri nё katёr vjet ose për 100 mijё kilometrat e para, ndërkohë që shumë prej tyre pёrfshijnë brenda garancisë edhe shёrbimet rutinё të mirëmbajtjes, si ndёrrimi i vajit dhe filtrave.
I pavërtetë është edhe pretendimi tjetër i Kryeministrit se një makinë Jaguar kushton më pak se një makinë Volgsvagen. Për të njëjtat standarte, një makinë Jaguar është më e shtrenjtë se një makinë Volksvagen. Makina më e shtrenjtë Volksvagen është varianti Phaeton që kushton rreth 65 mijë euro. Ndërsa të gjitha variantet Jaguar kushtojnë afërsisht nga 70 mijё deri nё 120 mijё euro./exit.al