
“Do të largojmë korrrupsionin tatimor përmes strukrurave të kontrollit tatimor”, tha Shehaj.
Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve nënvizoi se lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit është e përqendruar tek biznesi i madh dhe se ajo do të vazhdojë me ritme të larta.
Si lehtësi për bizneset e vogla, Shehaj njoftoi nisjen e trajnimeve nga data 2 nëntor për të shmangur penalitetet nga moszbatimi korrekt i ligjit.
Ndërkohë, Ermonela Felaj, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, u ndal tek ndryshimet ligjore, që sipas saj, ndihmojnë në luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal./Top Channel/