Aksesi i rinjve shqiptarë në Internet ka mbetur i pandryshuar nëse e krahasojmë me të dhënat e sondazhit të katër viteve më pare të kryer nga fondacioni gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung.
Rreth 85 % të tyre pohojnë se kanë akses në Internet ndërsa 15 % nuk kanë akses të tillë. Në rast se bëjmë një krahasim mes gjinive, rezulton se Meshkujt kanë një akses më të mirë në internet sesa femrat dhe këtë pohim e bëjnë afro 90 % e tyre, përkundër 80 % të femrave, citon raporti.
%ja e të rinjve që kanë akses në internet zbehet disi në zonat rurale. Nëse në kryeqytet janë 97 % e të rinjve me akses në internet, në zonat rurale kjo %je zbret në 79 %.
Disa prej tyre shprehen se mungesa e aksesit të rregullt në Internet ( në shtëpi) është një zgjedhje personale apo familjare në mënyrë që mos të shpërqendrohen, por në shumë raste është edhe çështje mundësie.
Me kalimin e viteve, raporti tregon se koha që të rinjtë shpenzojnë në Internet është rritur. Në 2011 të rinjtë kalonin mesatarisht 2.9 orë në Internet, ndërkohë që në vitin 2014 kjo kohë është 3.2 orë. Meshkujt shpenzojnë 3.5 orë mesatarisht në krahasim me femrat që shpenzojnë pak më pak sesa 3 orë./Monitor