Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Transportet: Hekurudhat, djalit të deputetes Leskaj, oferta e vetme

$
0
0

8812195176_f6ef281850_bMinistria e Transportit dhe Infrastrukturës ka pranuar sot se kompania që fitoi tenderin e hekurudhës Fier-Ballsh-Vlorë është “Matrix Konstruksion” me pronar Arian Leskaj, djalin e deputetes së PS-së, ashtu siç deklaroi sot PD-ja, por  sqaroi se procedura konkuruese për konçesionin kishte qënë e hapur dhe konform kuadrit ligjor, sepse ajo ishte e vetmja kompani që u paraqit në tender.

Ministria e Transportit përshkroi të dhënat kronologjike në lidhje me këtë konçesion, që tregojnë se Agjensia e Prokurimit Publik ka bërë botimin për ftesën për ofertë në datën 8 qershor deri në datë 30 korrik 2015, rreth 50 ditë.

Ndërsa fituese u shpall oferta e vetme, që erdhi nga bashkimi i kompanive “ALB STAR” shpk dhe “Matrix Construction” shpk.

Nga studime të shumta, infrastruktura hekurudhore në tërësi dhe ajo e këtij segmenti në veçanti, paraqitet tejet e amortizuar dhe kërkon ndërhyrje.

Për këtë arsye MTI, nëpërmjet një politike të hapur zhvillimore për infrastrukturën e transportin në Shqipëri, inkurajon biznese, vendas apo të huaj, të ndërmarrin iniciativa të partneritetit publik privat për realizimin e projekteve infrastrukturore, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Të dhënat për këtë konçesion.

Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fier – Ballsh dhe Ballsh – Vlorë do të jepet me konçesion për një periudhe prej 25 vjetësh, brenda së cilës do të përfshihen: Periudha për rehabilitimin e segmenteve hekurudhore dhe periudha e operimit.

Investimi parashikon rinovimin e linjës dhe investime për mirëmbajtje dhe mjedisin. Pas shqyrtimit të Draft Studimit të Fizibilitetit, me Urdhër Ministri 54, 10 Prill 2015, është miratuar studimi i fizibilitetit “Për dhënien me konçension të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë”.

Në datë 18 Maj 2015, Komisioni i Dhënies së Konçensionit, i paraqet Ministrit relacionin e hartimit të Dokumentave Standarde të Procedurës Konkurruese, në zbatim të Ligjit 125/2013 dhe VKM 575/2013; dhe vendimin e datës 19 Maj 2015 për miratimin e këtyre dokumentave.

Me shkresë Nr. Prot. 3178, datë 2 Qershor 2015, MTI i dërgon për botim ftesën për ofertë Agjencisë së Prokurimit Publik.

Agjencia e Prokurimit Publik bën botimin e ftesës për ofertë në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr. 22, datë 8 Qershor 2015, që mund të shihet në https://www.app.gov.al/ep/2015_Arkiva_e_Buletineve.aspx .

Në datë 30 Korrik 2015, ora 15:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit hap ofertat për projektin, ku rezultonte vetëm një ofertë.

Në datë 26 Gusht 2015, ora 11:00, Komisioni i Dhënies së Konçensionit konstatoi se në sistemin elektornik të prokurimit kishte vetëm një ofertë, nga Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “ALB-STAR” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k.

Në përfundim të vlerësimit të përpuethshmërisë me Dokumentat Standarte të Konkurimit rezultoi se Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive përmbushte kapacitetet dhe kualifikohet për fazën e mëtejshme.

Me vendim të datës 31 Gusht 2015, Komisioni i Dhënies së Koncensionit, pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i operatorëve “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k., konstatoi se:

Koha e zbatimit të punimeve 46 muaj

Vlera e investimit – 1,394,569,680 lekë (infrastrukturë) 742,000,000 lekë (pajisje)

Vlera e “Fee koncesionare” është2.2% . Aktualisht, palët janë në fazë negocimi të kontratës koncensionare.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles