Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

DHAT i përgjigjet Ramës: Nuk burgosesh në SHBA për kuponin

$
0
0

markNjë ditë pasi kryeministri Edi Rama sulmoi Dhomën Amerikane të Tregtisë, duke thënë se “të shohin se çfarë ndodh në SHBA nëse nuk merr kuponin tatimor”, është përgjigjur drejtuesi i kësaj dhome, Mark Crawford.

Sipas tij, në SHBA nuk të burgosin për kuponin tatimor.

“Nuk di të ketë ndonjë shtet tjetër ku burgosesh nëse nuk merr kuponin tatimor”.

“Ne jemi ndër të parët që kemi kërkuar luftë kundër informalitetit, por nuk duhet bërë me represion”, tha Crawford, sipas News24.

“Deri tani rezultatet kanë qenë negative”.

Drejtuesi i DHAT tha se nuk kishin ftesë për të marrë pjesë në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

“Ne nuk kemi marrë pjesë në Këshillin Ekonomik Kombëtar që nga korriku, kur jemi zëvendësuar me rotacion”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles