Çmimi i naftës në Shqipëri nuk di të ndalet, ndërkohë që në vendet më të pasura të Europës ky çmim është shumë më i ulët se në Shqipëri.
“Në Francë nafta blihet -19 leke më lirë se në Shqipëri. Cilësia e naftës aty as që krahasohet. Në Francë askush nuk të vjedh në sasi. Në France nafta blihet shumë më lirë se në Shqipëri!!!” denoncon Nisma Thurje.
Por pikërisht tek cilësia është problemi më i madh. Tani që kolaudimi është më i rrepte për normat e ndotjes, ka lindur një problem tjetër, që denoncohet tek Nisma Thurje.
“Me rregullat e reja të ndotjes SGS do detyrohet të mos pajisë me kontroll teknik makinat e vitit 2010 pasi ndosin shumë. Ndërsa makinat e vitit 1982 deri ne 2000 ndosin normalisht. Arsyeja: Nafta që blejmë ne është aq e dobët sa krahasohet me euro 2. Një makine e 1994 e përpunon shumë mirë këtë naftë. Një makinë e 2010 e sipër nuk e djeg mirë dhe rrjedhimisht ndot shumë. Shembull konkret: norma e ndotjes për të lejuar kalimin e automjetit është 0.5. Mjeti im Ford Galaxy i vitit 1997 kaloi kontrollin me nivel ndotje 0.45. Mjeti tjetër krahasues Opel i vitit 2009 ngeli sepse niveli i ndotjes është 0.8 (mjeti krahasues është në kondicione të shkëlqyera teknike dhe nuk është i imi),” raporton një qytetar.