Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shqipëria, pa minimum jetik!

$
0
0

varferiaHasan Çela është një kryefamiljar i papunë që paguhet nga shteti me 7 mijë lek të rinj në muaj si ndihmë ekonomike.

Por paratë e asistencës që merr nuk i dalin as për të paguar qeranë e një muaji të një banese modeste në kryeqytet, dhe jo më për të paguar energjinë elektrike, ujin dhe ushqimet e përditshme.

Për këtë arsye, ai detyrohet që të dalë përditë dhe të tregtojë në rrugën e Elbasanit, disa punime që bën bashkëshortja e tij. Situatën paradoksale mes asaj që shteti paguan për pensionet, asistencën sociale dhe aftësinë e kufizuar prej kohësh e denoncon Avokati i Popullit.

Igli Totozani në një forum me ekspertë shqiptare dhe ndërkombëtarë tha se është e pafalshme që vendi ynë nuk mat minimumin e jetesës që i duhet një qytetari, duke lënë në varfëri të thellë mijëra njerëz.

Ekspertët mendojnë se është një shkelje e Kushtetutës dhe Konventave Ndërkombëtare, fakti që Shqipëria nuk ka një statistikë se sa para i duhet një njeriu që të arrijë të sigurojë minimumin jetik.

Por INSTAT, i vetmi institucion publik që duhet të bëjë këto matje shprehet se nuk është kompetencë e tij.

Varfëria në Shqipëri është rritur nga viti në vit, në një publikim të fundit Banka Botërore raportoi se niveli i saj ka arritur në 32%, ndërkohë që një fenomen tjetër është se ajo po shtohet më shumë në zonat urbane./VP


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663