Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

OSHEE: Humbjet në rrjet në nivelin më të ulët historik, 25.3%

$
0
0

oshee3OSHEE bën të ditur se është shënuar një tjetër rekord historik sa i përket nivelit të humbjeve në rrjet. Në të dhënat e treguesve të muajit shator, humbjet janë shënuar në 25.3%.

Ndërkohë, në 9 muaj bën të ditur Operatori i Energjisë janë arkëtuar 500 milionë dollarë.

“Niveli i arkëtimeve në total, si 9-mujor ka arritur në rreth 500 milionë USD ndërsa vetëm në muajin shtator, rezulton të jenë arkëtuar 52 milionë USD.

Krahasuar me të njëjtën periudhë 9-Mujore të vitit 2014 janë arkëtuar 150 milion USD më shumë ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 200 milionë USD më shumë”,- njofton OSHEE.

Bazuar në këto rezultate, OSHEE po zgjeron planin e investimeve me fondet e veta.

Vetëm këtë vit shuma e planifikuar e investimeve ka arritur në 70 milionë dollarë, dhe të dhënat e fundit flasin për një realizim në masën 61%.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663