Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shkrihen QKR dhe QKL, krijohet Qendra Kombëtare e Biznesit

$
0
0

qkr1Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe ajo e Licencimit do të shkrihen në një institucion të vetëm.

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një projekt, i cili i hap rrugë krijimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, e cila do të ofrojë në një ambient të vetëm, si shërbimin e regjistrimit, ashtu dhe atë të licencimit, apo marrjes së lejeve të ndryshme.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, ngritja e këtij institucioni synon të ulë kostot burokratike që paguan sipërmarrja, duke lehtësuar kryesisht bizneset e vogla.

Ministria thotë se, veç regjistrimit dhe licencimit, në një fazë të mëvonshme Qendra Kombëtare e Biznesit do të ofrojë dhe një sërë shërbimesh të tjera për sipërmarrjet, duke reduktuar maksimalisht vizitat fizike, që atyre u duhet të bëjnë në shumë institucione.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663