Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Strasburgu “shuplakë” qeverisë: Jo kompensimit me çmimin e ‘76-s

$
0
0

sonila-qatoGjykata e Strasburgut e ka pezulluar kërkesën e qeverisë shqiptare për të kompensuar pronat me çmimin e vitit 1976.

Kjo formulë e re që ishte propozuar nga qeveria Rama me kompensimin e ish-pronarëve, nuk do jepet përpara dhjetorit të këtij viti.

Burimet kanë konfirmuar se drafti i Qeverisë do t’i dërgohet për vendim Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës dhe vetëm pas kësaj procedure do merret në shqyrtim nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut.

“Sipas procedurave standarde, projektligji duhet të miratohet fillimisht nga Qeveria e më pas nga Kuvendi.

Pas kësaj, Ligji do të paraqitet në Komitetin e Këshillit të Ministrave, i cili do ta marrë në shqyrtim, për t’ia kaluar për vendimin përfundimtar Gjykatës së Strasburgut”, saktësuan zyrtarët, shkruan “Shqiptarja.com”.

Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato ka thënë në muajin korrik se, çmimi i kompensimit të pronave do të jetë ai i vitit 1976.

Siç shkruante media “për efekt të zbatimit të ligjit për kthimin dhe kompensimit të pronave, kategorizimi i tokës në bujqësore apo truall do të vendoset në bazë të situatës që ka qenë para vitit 1976.

Vit kur në regjimin e Enver Hoxhës të gjitha sipërfaqet e tokës janë cilësuar shtetërore, duke u hequr të drejtën individëve të kishin në pronësi një sipërfaqe.

Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke vendosur rregulla të reja të vlerësimit të çmimit”.

Kështu, pavarësisht se pas vitit 1976 një sipërfaqe toke nga bujqësore është kthyer në truall, dhe se çmimi i vendosur nga qeveria është i lartë, me metodikën e re toka në fjalë do të vlerësohet si bujqësore.

Në nenin 6 të draftit të paraqitur nga ekspertët është parashikuar si vlerësim i çmimit të saj do të jetë zona më e afërt që ka të njëjtin përcaktim si sipërfaqja e kërkuar për kompensim.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images