Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Oferta më e ulët për kreditë e shtëpive në Shqipëri!

$
0
0

KrediaOferta më e fundit për kredinë hipotekore në Shqipëri vjen pikërisht nga Intesa Sanpaolo Bank Albania. Interes fiks me 3,5% në Lek dhe Euro për dy vitet e para është oferta më e ulët e bërë ndonjëherë historinë bankare shqiptare. Kjo ofertë zgjat vetëm 3 muaj, prandaj gjithë të interesuarit duhet të marrin hapin e duhur dhe të përfitojnë nga një rast i tillë i paprecedent. Por kujdes, interesi është i vlefshëm vetëm në rast se aplikimi bëhet përgjatë periudhës promocionale e cila zgjat deri në 30 nëntor të këtij viti.

Afati i kredisë nis nga 5 deri në 30 vjet, me garanci Pasurinë e Paluajtshme dhe duke kryer pagesa me këste mujore. Kredia hipotekore nga Intesa Sanpaolo është një mundësi shumë e mirë edhe për ata që janë të interesuar të zhvendosin kredinë e tyre nga një Bankë tjetër. Pra, kjo do të thotë që kredia ekzistuese mund të transferohet pranë Intesa Sanpaolo me të njejtën normë interesi si ata që e përftojnë për herë të parë një kredi të tillë pranë kësaj banke.

Avantazhet nuk mbarojnë këtu! Në rast vështirësie financiare keni mundësinë për shmangie të kësteve deri në 3 herë nga 6 muaj. Gjithashtu, një tjetër përfitim i rëndësishëm i cili mund të shfrytëzohet për të kryer mobilimin e shtëpisë është mundësia që gjatë vitit të parë të paguhet vetëm interesi me këste të vogla, kjo “Periudhë Grace” mundëson mbulimin e shpenzimeve të tjera lidhur me blerjen e një shtëpie të re duke bërë pagesën vetëm të interesit.

 

Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë kryesore në vend që u ofron kompanive, klientëve institucionalë e privatë me të ardhura të larta si dhe klientëve individë e biznese të vogla e të mesme zgjidhje të arsyeshme përmes shërbimeve e produkteve të shkëlqyera. Banka i ofron shërbimet e saj përmes një rrjeti prej 32 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe vazhdon të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Intesa Sanpaolo Bank Albania është pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, me prezencë në të gjithë fushat e biznesit në Itali si dhe me prezencë të përzgjedhur në Europën Qëndrore dhe Lindore, në vende të Lindje së Mesme dhe Afrikës së Veriut specializuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për individët dhe shërbime bankare komerciale në 12 vende.

Transferta


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images