Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

“Serbia fiton 7 me 1 me Shqipërinë në… ekonomi”

$
0
0

tirana“Kur jemi nën presion dhe në vështirësi, jemi edhe më të fortë”.

Kështu shkruan e përditshmja serbe, Blic, që vazhdon të mos e përmbajë gëzimin pas fitores me Shqipërinë.

Ndërkohë Kurir shkon akoma më larg, kur shkruan se në një garë tjetër, Serbia e mund Shqipërinë me rezultatin e thellë 7 me 1.

Bëhet fjalë për në tregti.

Sipas kësaj gazete, tregtia mes dy vendeve është rritur me 3.6 herë në nëntë vite, por në favorin e serbëve për shkak se shitja e mallrave serbe në Shqipëri është shtatë herë më e madhe se importet nga Shqipëria.

Ata sjellin këtu kryesisht hekur, miell, sheqer dhe ilaçe.

Ne u dërgojmë kryesisht çimento, domate dhe këpucë.

Që prej vitit 2006, eksportet serbe në Shqipëri janë rritur nga 26.5 milionë euro në 95.7 milionë.

Ndërkohë eksportet shqiptare në Serbi janë rritur nga 3.7 në 13.6 milionë euro.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles