Kryetari i Njësisë Bashkiake Nr. 2, Z. Elez Gjoza dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania Z.Silvio Pedrazzi inaguruan sot hapjen e Degës së Re në Rrugën e Elbasanit, duke rikonfirmuar rolin e Bankës si mbështetëse e ekonomisë reale, që angazhohet të jetë gjithmonë sa më pranë individëve e biznesit përmes shërbimeve e produkteve cilësore e inovative.
Elez Gjoza duke vlerësuar shërbimin dhe produktet që Banka ofron shprehu falenderimet e tij
dhe theksoi rëndësinë e këtij shërbimi për rreth 100.000 banorët që përfshin kjo Njësi duke falenderuar punonjësit për gatishmërinë e tyre dhe shërbimin e kualifikuar ndaj të gjithë banorëve e veçanërisht edhe ndaj familjeve që përfitojnë ndihmën sociale e ekonomike. Ai shprehu impenjimin e Njësisë për një bashkëpunim afatgjatë me Bankën.
Silvio Pedrazzi theksoi rëndësinë e pozicionit të degës së re (në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me Rr. Mustafa Matohiti) në një pikë shumë të frekuentuar të qytetit dhe organizimin e hapësirave me dritare të mëdha që theksojnë transparencën dhe i japin mundësi klientëve të aksesojnë lehtësisht ambientet e bankës duke i bërë pjesë të jetës e punës së saj.
“Transparenca dhe integriteti janë vlera shumë të rëndësishme në këtë kohë dhe ne duam të jemi një aktor kryesor në përhapjen e këtyre vlerave në vend. Duke qenë një Bankë e ekonomisë reale ne duam të ofrojmë shërbime sa më të mira me çmimet e duhura për të gjitha kategoritë e qytetarëve, individët, biznesin e vogël dhe atë të mesëm e korporatat.” – u shpreh ai.
Ervin Xhomo, Drejtues i Divizionit të Korporatave theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e Bankës me synimin e vetëm të ofrimit të shërbimeve gjithnjë e më cilësore për klientët e vjetër dhe për ata të rinj duke u përpjekur t’i mirëpresim në mënyrën më të mirë të mundshme.
Intesa Sanpaolo Bank Albania është Banka e tretë në vend përsa i përket Aseteve. Ajo u ofron klientëve individë, biznese të vogla, të mesme e korporata zgjidhje të arsyeshme, përmes shërbimeve e produkteve të saj inovative e specifike. Banka luan një rol kryesor si huadhënës i madh për koorporatat dhe SME-të, së fundmi e fokusuar në Bizneset e Agrokulturës te sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, të udhëhequra nga principet e “Qëndrueshmërisë”. Pro-aktiviteti dhe thjeshtësia janë përcaktuese të marrëdhënieve afatgjata me klientët tanë.