Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Afera e CEZ, Bode: Mazhoranca po manipulon opinionin

$
0
0

724abc8e-8d57-43e5-a715-6aa8c94d8fd0---0-Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, në një deklaratë për shtyp të mbajtur paraditen e së enjtes ka akuzuar segmente të mazhorancës se, po manipulojnë opinionin publik lidhur me aferën e CEZ.

Në komunikimin e tij me mediat, Bode ka sqaruar dërgimin e një letre nga Ministria e Financave, në atë kohë e drejtuar prej tij, tek Enti Rregullator i Energjisë, e cituar së fundmi nga opozita.

“Letra e Ministrisë së Financave është një përgjigje ndaj një letre të ERE.

Në këtë letër nuk ka asnjë kërkesë për ulje çmimi. Letra e Ministrisë së Financave mbështet programin që ERE ka shpallur dhe kushtet e saj”, ka deklaruar Bode.

Në emër të Partisë Demokratike, ai ka kërkuar një hetim ndërkombëtar të çështjes dhe dorëheqjen e Ilir Metës./Top Channel/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663