Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Aksioni antiinformalitet: Mbarojnë blloqet e TVSH në zyrat e tatimeve

$
0
0

furnizimiAksioni Antiinformalitet ka prodhuar problematika nga më të ndryshmet që kur nisi në fillim të muajit duke vënë në vështirësi administratën tatimore dhe QKR për të përballuar flukset e regjistrimit.

Por askujt nuk i kishte shkuar mendja se drejtoritë rajonale të tatimeve nuk do të mund të bënin furnizime të rregullta me blloqet e faturave të TVSH-së.

Bizneset në kushtet e konfidencailitetit pohuan se, dje nuk kanë mundur të pajisen me blloqet e faturave të TVSH pranë degëve të tatimeve, në Tiranë.

“Blloqet kanë mbaruar, kur të vijnë nga shtypshkronja do t’ju furnizojmë”, ka qenë përgjigjja që kanë dhënë zyrat e tatimeve në degët rajonale në Tiranë.

Ditët e fundit kërkesa për blloqe faturash ka qenë më e lartë se rutina e zakonshme duke i gjetur kështu zyrat e tatimeve të përgatitura për të përballuar fluksin e kërkesave. Por kjo neglizhencë ka ngrirë aktivitetin e bizneseve që janë përfshirë në TVSH.

Që në momentin e aktivizimit në TVSH tatimpaguesit duhet të faturojnë TVSH në faturat që do të lëshojnë për shërbimet që kryejnë. Për tu pajisur me fatura tatimore me TVSH (blloqet e faturave me TVSH) ato drejtohen pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar.

Të kontaktuar për këtë situatë nga Monitor, burimet zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nuk kanë qenë në dijeni të kësaj anomalie në Drejtoritë Rajonale./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663