Dhjetëra tregtarë në Elbasan dhe në Kavajë kanë dalë në protestë ndaj aksionit kundër informalitetit, duke pasuar kështu Shkdorën.
Tregtarët kërkojnë zbutjen e masave të aksionit që ka nisur prej fillimit të shtatorit dhe të mos u sekuestrohet malli për të cilin nuk kanë faturë të origjinës, pasi sipas tyre e kanë prej 10 vitesh nëpër magazina.
Gjithashtu tregtarët ambulantë kërkojnë të mos u vendoset kasë fiskale, duke ngritur pretendimin se po shkojnë drejt falimentimin për shkak të xhiros së vogël.
Por a do e ndihmojë buxhetin ky aksion?
Sipas revistës Monitor, 17 mijë bizneset e reja të regjistruara në korrik-shtator, mund të sjellin rreth 8 deri në 10 milionë euro shtesë, ose vetëm sa… 0.3 përqind e buxhetit.
Nga ana tjetër, revista shkruan se Doganat dhe Tatimet nuk kanë realizuar as planin e buxhetit të rishikuar.
Për 8 mujorin, të ardhurat në total janë 2.7 miliardë lekë më pak se plani dhe ato nga tatimet e doganat 1.7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar.