Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kuponi fiskal, tatimorët kontroll individëve dhe konfiskim ID-je

$
0
0

kasa-1Si pjesë e fushatës kundër informalitetit, tatimorët kanë nisur kontrollet, jo vetëm ndaj bizneseve, por edhe individëve në rrugë.

Në dy ditët e fundit, individët të cilët, krahas mallrave të ndyshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim.

Burime nga Tatimet pohojnë për “Monitor”, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre.

Mosmarrja e kuponit tatimor, sipas nenit 124 të ligjit “Për Procedurat tatimore”, për një individ, blerës gjobitet në masën 1 mijë lekë.

Ligji thotë se, Blerësi ose përfituesi i shërbimit, duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes, apo të kryerjes së punimit ose shërbimit.

Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimoret, n.q.s nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1000 lekësh.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles