Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Bie ekskluziviteti i aeroportit të Rinasit, shpejt hapet ai i Kukësit

$
0
0

Areoporti-i-Kukesit-se-shpejti-funksionalQeveria shqiptare premton se në krye të dy javëve do të njoftojë heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur në një intervistë për “Report TV” se është rënë dakord me koncesionarin dhe me këtë hap edhe aeroporti i Kukësit do të vihet në funksionim.

“Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj se në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord, për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare. Dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë me Kukësin dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë procedurat e aeroportit të Vlorës apo Sarandës.

Do të bëjmë një konferencë shtypi dhe them me kënaqësi që ka kërkesa për aeroportin e jugut.

Janë të paktën katër kompani të ndryshme që kanë shprehur interes për aeroport qoftë në Sarandë dhe qoftë në Vlorë”,- tha Ahmetaj.

Ministri nuk ka treguar se çfarë i është ofruar në këmbim koncesionarit që ka hequr dorë nga ekskluziviteti.

“Çështje negociate. Ti heqësh ekskluzivitetin një koncesionari që ka pronësinë e qiellit shqiptar nuk është pak dhe ka qenë shumë e vështirë”,- tha Ahmetaj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663