Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Probleme sërish me autobusët, Haxhinasto: Gjysma në të zezë

$
0
0

48_big-600x340Në Shqipëri janë rreth 480 shoqëri që ofrojnë shërbimin e transportit ndërqytetës, pa përfshirë furgonat.

Por në fakt nevojat për të realizuar këtë shërbim janë 50% më pak.

Ky fakt është dëshmi që evazioni në këtë sektor është i lartë. Ministri Itransporteve, Edmond Haxhinasto, paralajmëroi një paketë masash për të reduktuar këtë fenomen.

Gjatë një vizite në Parkun e Autobusëve në Tiranë, ministri bisedoi me përfaqësues të linjave ndër-urbane teksa dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, por edhe i paralajmëroi për penalitete.

Nga ana tjetër, kjo konkurrencë e pandershme shoqërohet edhe me kushte aspak komode për autobusët, por jo vetëm edhe vend-qëndrimet e mjeteve janë larg asaj që duhet të ketë një stacion autobusi.

Tregu i transportit është në kaos, pasi sikur të mos mjaftonin linjat e autobusëve, janë edhe furgonët që ofrojnë këtë shërbim pa bileta dhe në informalitet të lartë./Vizion Plus/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Latest Images