Arrestimi i dy berberëve për shkak se bënin evazion, ka shkaktuar zemërim dhe ironi online.
Ndërkohë të martën u lajmërua se edhe një shofer boti, që shpërndante ujë në Fier, është arrestuar për mungesën e kasës fiskale.
I arrestuari quhet Ferdinand Konda.
Por nëse shteti po tregon dorën e rëndë në këto raste, ka edhe të tjera raste, si ky i publikuar nga Nisma #Thurje.
“Mbas konferences me fame nderkombetare te Drejtoreshes se Tatimeve, e para qe reagoi me mosbesim ndaj aksionit anti-informalitet ishte Bashkia e Tiranes. Sic e shihni faturat tatimore ne pikat e shitjes se qofteve tek Peza N’Fest jane te bera vete…”Kur te mesoje te ndaje qarkullimin nga paga Drejtoresha do mendohem ti jap ndonje leke shtetit” me sqaroi banakieri…” shkruhet në këtë portal.