Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Peleshi paralajmëron kontrolle të rrepta në industrinë e qumështit

$
0
0

Viti 2018 do të nisë me një kontroll të thelluar në industrinë e qumështit e nënprodukteve të tij, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore.

Ky sektor së bashku edhe me produktet e mishit nuk ofrojnë garancinë nevojshme ndaj dhe Bashkimi Europian e ka mbyllur derën e eksportit.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, në një intervistë për “Vizion Plus”, thotë se, produkti do të kontrollohet që në gjenezë e deri sa mbërrin në tavolinë.

Paralelisht me këtë objektiv, Peleshi thekson se zhvillimi i agroturizmit do të jetë në fokus. Për këtë qëllim janë evidentuar 100 fshatra nga veriu në jug, të cilat do të kenë lehtësira fiskale me qëllim nxitjen e investimeve.

Pas përfundimit të programit për rilindjen urbane, zhvillimi rural është vijim i tij. Lista me 100 fshatrat pritet të marrë miratimin përfundimtar dhe më pas të nisin zbatimi i investimeve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles