Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Projeksionet e OKB për Shqipërinë: Rritja ekonomike do të jetë 3,8% në 2018

$
0
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) projekton rritjen e ekonomisë shqiptare në 3.8% edhe gjatë vitit 2018.

Raporti i projeksioneve dhe perspektivës së ekonomisë globale për 2018-ën tregon se Shqipëria së bashku me Malin e Zi janë dy ekonomitë me rritjen më të shpejtë gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që, gjatë 2019-ës rezulton se, Shqipëria do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon.

Sa i përket inflacionit ndërkohë, projeksionet e OKB-së janë në linjë me ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare, për një rritje të ndjeshme të çmimeve të konsumit vitin e ardhshëm, në masën 2.7%.

Dinamika në zhvillim e ekonomisë shqiptare ka bërë që dhe institucione të tjera prestigjoze ndërkombëtare të rishikojnë dhe projektojnë rritje në terma reale, të ekonomisë sonë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles