Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shpërndarja e shpërblimeve, fillojnë nga data 15 dhjetor

$
0
0

Të gjithë ata qytetarë që përfitojnë shpërblimin e fundvitit, do të nisin ta marrin atë nga dita e premte dt 15 e deri më 30 dhjetor.

Pensionistët do ta tërheqin shpërblimin  në zyrat e postës, aty ku dhe marrin pensionit mujor.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe Postat Shqiptare kanë përcaktuar një grafik të tërheqjes së shpërblimit me qëllim shmangien e radhëve  të gjata.

Qeveria vendosi që pensionistët do të marrin 3 mijë lekë të reja, ndërsa kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 2 mijë lekë.

Nëse ata që nuk arrijnë të marrin shpërblimin brenda muajit dhjetor do të mund ta tërheqin atë edhe gjatë Janarit.

Në total efekti financiar i shpërblimeve të fundvitit arrin në 2.2 miliard leke.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663