Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, duket se është penduar që ka zgjedhur detyrën zyrtare dhe ka lënë karjerën në sektorin privat.
Shkak duket se janë paratë e pakëta që merr si rrogë.
Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët, numri 1 i Tatimeve tha se, duke folur për kërkesat për paga më të larta nga ana e inspektorëve tatimorë, ajo mori si shembull veten e saj, kur tha se, për të sjellë në binarët e ligjit këtë shtet, la punën me pagë 3-fish më shumë se ajo që merr tashmë krye të Tatimeve, vetëm 700 euro.
Me këtë deklaratë Shehaj ka dashur t’i përcjellë një mesazh të qartë inspektorëve tatimorë në terren për aksionin kundër informalitetit në biznese: Nëse nuk zbatoni ligjin, më mirë ikni!