Ditën e sotme një qytetar ka raportuar pranë redaksisë “JOQ.al” se, një furnitori të mallrave i kanë ngecur dy 1000-lekshe fallco në Durrës.
Kjo gjë është bërë në këmbim të shit-blerjes së mallrave, pra janë biznese ose kompani.
Paratë në pamje të parë janë të vështira për t’i kuptuar origjinalitetin, por nëse i shihni me vëmendje mund të dalloni se janë të të njejtit numër serie.
Përveç kësaj, letra e prodhuar për këto para fallco, ndryshon shumë kur e prek dhe dallon se është një letër më e hollë.
Me sa duket falsifikuesit në Shqipëri vazhdojnë të prodhojnë dhe të qarkullojnë kartëmonedha fallco, gjë që është e dënueshme me burg.
Në rast se ju bie një kartëmonedhë fallco në duar, duhet ta denonconi në polici pasi nëse kapeni me këto para, rrezikoni të proçedoheni penalisht për mos denoncim dhe për prodhim/shpërndarje të kartëmonedhave fallco.
Ky është mesazhi i denoncuesit:
“Kto 1000 lekshat jane fallco. Kane bo sdi sa cop me te njejtin numer serie kshuqe beni kujdes. I rane nje furnitori qe na sjell ca produkte gjate pagesave qe i kan bo. Dhe 2 cop kishte. Ne durres”./JOQ.al/