Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Parajsat fiskale/ Oxfam: Shqipëria në listën e zezë të BE-së

$
0
0

Shqipëria është një ndër 35 shtetet që duhet përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Europian për kontrollin mbi parajsat fiskale. Kështu thuhet në studimin e fundit të organizatës prestigjioze “Oxfam”.

Kjo listë publikohet në një kohë kur është rritur presioni ndërkombëtar për zbulimin e origjinës së parave që qarkullojnë në ekonomitë në zhvillim të botës perëndimore.

Lista e “Oxfam” flet edhe për katër shtetet të tjera, anëtare të unionit; Irlandën, Luksemburgun, Maltën dhe Holandën.

Në listën kryesore ndërkohë, atë me 35 shtete të cilat duhen përfshirë patjetër, veç Shqipërisë figurojnë edhe të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Pra, Shqipëria figuron ndër shtetet të cilat duhen minimalisht të përfshihen në listën e zezë të Brukselit, raporton “Tv Scan”.

Kjo vjen për shkak se vendi ynë, sipas “Oxfam”, nuk përmbush ende plotësisht një ndër tre kriteret kyçe, atë të implementimit të masave për të luftuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.

Në këtë prizëm, nga ana e Komisionit Europian priten dhe rekomandime të tjera për qeveritë e Ballkanit Perëndimor./Tv Scan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles