Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Tërhiqet qeveria për TVSH-në e biznesit të vogël, ja cili është pragu i fundit i deklarimeve…

$
0
0

Pavarësisht se u mbrojt me vendosmëri dhe u quajt “e kryer”, qeveria duket se edhe si pasojë e situatës jo të favorshme politike për mazhorancën është tërhequr, nga TVSH-ja për biznesin e vogël.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot, se në regjimin e TVSH-së do të përfshihen vetëm bizneset që kanë xhiro 2 milionë lekë.

Këtë deklaratë Ahmetaj e bëri gjatë takimit me “Dhomën Amerikane të Tregtisë”, në kuadër të diskutimeve që po zhvillohen për paketën e re fiskale dhe për aksionin kundër informalitetit.

Po ashtu, Ahmetaj foli, edhe për pritshmëritë e buxhetit të vitit 2018 dhe paketën e re fiskale që pritet të miratohet.

Ai tha se, draftet kanë kaluar në qeveri dhe presin miratimin. Përsa i përket parashikimeve, ministri deklaroi, se në buxhet parashikohet një ulje e borxhit publik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles