Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

‘Minatorët’ e mbitokës në udhëkryq: Kërkojmë status të veçantë e pension të parakohshëm

$
0
0

Një jetë në duar kanë mbajtur elementin kimik plumbin për të shtypur botimet e kohës, por pas mbi 20 vite punë në kushte të rënda, ata nuk kanë asnjë status të veçantë dhe trajtohen si gjithë punonjësit e tjerë.

Bëhet fjalë për tipografët, ku mosha mesatare e jetëgjatësisë së tyre është 50 vjeç. Ata që kanë mbetur kërkojnë të kenë një trajtim të veçantë për të dalë në pension ë moshën 50-vjeçare.
Shumica prej tyre nuk i kalojnë 50 vite jetë për shkak të punës si tipografë në shtypshkronjat e kohës ku prania e plumbit gjendet edhe në trupin e tyre.

“Kane punuar me plumbin e kanë gëlltitur dhe i ka shkatërruar”.
Dy prej tipografëve të kohës tregojnë kushtet ku kanë punuar dhe vetminë e madhe që përjetojnë nga strukturat shtetërore.

“Kam ngelur i vetëm dhe ata kanë vdekur pa pension unë jam gjallë dhe shteti të pres të vdes dhe unë. 20 vjet kam punuar me plumb dhe nuk me gjendet profesioni tek sigurimet, nuk kemi status sikur kemi punuara me Ufot”, deklaroi Pal Lekgegaj, tipograf

“Sipas ligjit të vitit ‘83 dhe ‘70, si profesion i vështirë ne duhet të dilnim në pension para kohe, nuk kemi përfituar asgjë”, thotë Dhimitri Kazaqi, tipograf.

Presidentja e sindikatës së Tipografëve Hiqmete Daja kërkon statusin për rreth 150 punonjësit e mbetur gjallë që të marrin pension që në moshën 50-vjeçare.

“Kanë bërë format për të bërë shkronjat e kanë derdhur dhe kanë punuar në disa lloje makinash linotype me plumb, janë disa procese. Plumbi shkatërron kockat, indet e trurit dhe mushkëritë dhe i ka degraduar këta njerëz dhe ti lësh këta njerëz si shteti më i varfër në botë. Të shikohet dhe t’i jepet pensioni i parakohshëm që në moshën 50 vjeç si minatorët”, deklaroi presidentja e sindikatës Hyqmete Daja.

Tipografët me plumb kanë punuar deri pas viteve 2000 megjithëse kjo teknologji nuk ishte më e lejuar.
Ndërkohë shumica e këtyre punonjësve kanë ndërruar jetë duke mos marrë asnjë ditë pension nga mundi i tyre në disa vite në kushte të rënda pune. Edhe pse punonjësit e mbetur kërkojnë të drejtat e tyre, ata ende nuk janë pritur nga askush për t’i dhënë zgjidhje problemit të tyre dhe aq më tepër tani që nuk ka një ministri Pune për trajtimin konkret të shqetësimeve të tyre./BW/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663