Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Informaliteti, Bode: Efekte negative për biznesin

$
0
0

Ridvani bode 11 shtator_1Ish-ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se aksioni i qeverisë kundër informalitetit, edhe pse përkohësisht mund të sjellë të ardhura shtesë në buxhet, do të godasë ekonominë.

“Në raport me buxhetin mund të prodhohen 5 lekë më shumë të ardhura në periudhë afatshkurtër, por që janë të të rrezikuara në përqëndrueshmërinë e tyre në periudhat afatmesme dhe afatgjatë. Në raport me biznesin mendoj që do të ketë një impakt negativ”,- tha ish-ministri Bode.

Bode mendon se informaliteti në Shqipëri nuk është në përmasat për të përligjur një operacion të menjëhershëm në këtë shkallë. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e konkurrencës në treg është një proces i vazhdueshëm dhe pjesë e programeve qeverisëse.

Për ish-kryefinancierin e djathtë, biznesi do ta ketë të vështirë të përshtatet me pasojat, që vijnë nga një operacion i menjëhershëm, por edhe nëse kjo do të ndodhë, prapë koston do e paguajnë qytetarët.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles