Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shitjet e biznesit – Rritja mbështetet nga ndërtimi dhe industria

$
0
0

Indeksi i shitjeve në sektorin prodhues të ekonomisë shqiptare u rrit me 6.9% në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, sektori prodhues ka përfituar nga rritja e përgjithshme e shpenzimeve në ekonomi për tremujorin e zgjedhjeve, ndërkohë që forcimi i shitjeve u mbështet edhe rimëkëmbja në segmentin e industrisë nxjerrëse.

Sipas INSTAT, shitjet në industrinë nxjerrëse u rritën me 16.3% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë, të shtyra nga rritja e çmimit të lëndëve të para, me përfitime sidomos në industrinë e nxjerrjes së naftës. Ndërkohë, edhe industria përpunuese për tremujorin e dytë shfaqi një rritje të përmirësuar, me 3.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në përmirësim rezultoi edhe indeksi i shitjeve në energjetikë. Pas rënies në tremujorin e parë, për tremujorin e dytë shitjet në këtë sektor u rritën me 5.2% me bazë vjetore.

Ndërkohë, sektori që ka përfituar më shumë nga shpenzimet elektorale natyrshëm ka qenë ndërtimi. Për tremujorin e dytë, indeksi i shitjeve është rritur me afro 34%, i mbështetur sidomos nga projektet e mëdha inxhinierike, por edhe nga një rritje e investimeve publike në infrastrukturë.

Ndërsa dega me peshën më të lartë në ekonominë shqiptare, ajo e shërbimeve, për tremujorin e dytë regjistroi një rritje vjetore modeste me 1.1%. Të dhënat e shitjeve për tremujorin e dytë tregojnë se rritja mbetet e përqendruar sidomos te industria nxjerrëse dhe ndërtimi. Ndërkohë, dy degët me peshë më të lartë në ekonomi, shërbimet dhe sidomos industria përpunuese shfaqin një rritje më modeste.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles