Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Çmimet e larta? Shqipëri lë pas Italinë e Greqinë

$
0
0

Gjatë muajit gusht shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e produkteve ushqimore. Sipas të dhënave të INSTAT rritja më e madhe e ushqimeve gjatë këtij muaji është vërejtur tek “ushqimet dhe pijet joalkoolike”.

Ndërkohë krahasuar me vendet e Europës, Shqipëria u rendit vendi i 5 me çmimet më të larta, duke lënë shumë pas vende fqinje si Italia apo Greqia.

Disa kategori që kanë pësuar ulje të çmimeve gjatë gushtit 2017 janë nëngrupi “Veshje dhe këpucë” të cilët janë ulur me 2,1 %, pasuar nga grupi “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,8″.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin në përllogaritje shpenzimet e bëra brenda vendit nga familjet shqiptare, si dhe prej vizitorëve, ndryshe nga indeksi i çmimeve të konsumit, që mbulon vetëm shpenzimet private shqiptare të kryera dhe brenda dhe jashtë territorit shqiptar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles